Irinej: Kontribut per mbajtjen e Kosoves
29/01/2010 10:35
Patriarku i ri i Kishes ortodokse serbe, Irinej ka deklaruar se do te jape kontributin e tij qe Serbia te mbaje Kosoven nen sovranitetin e vete.
Irinej eshte shprehur se inaugurimi i zgjedhjes se tij, qe do te mbahet me 25 prill ne Patriarken e Pejes, nuk duhet te shihet si provokim nga shqiptaret.
“Shpresoj se do te kete vetedije te mjaftueshme dhe se vellezerit nga Kosova do ta kuptojne se ky nuk eshte nje provokim, por nje ngjarje qe zhvillohet ne shtepine tone”, ka deklaruar Irinej.
Ai ka shtuar se toka e Kosoves eshte ujitur me gjakun e martireve serbe dhe se kisha ortodokse do te beje gjithcka qe ajo te mbetet pjese e Serbise.
Top Channel