Haiti, presidenti: Do ndryshojme kryeqytetin

29/01/2010 01:45

Presidenti haitian, Rene Preval ne nje takim me kengetarin spanjoll Hulio Iglesias u shpreh per nje ndryshim te kryeqytetit pas termetit shkaterrues qe goditi vendin.

“Kryeqyteti do te ndertohet, por ne nje zone tjeter ku te mos jete kaq i kercenuar prej termeteve te se ardhmes”, eshte shprehur Preval.

Preval nuk percaktoi gjeografikisht pozicionin e ri te kapitalit haitian.

Port au Prince, kryeqyteti i tanishem i Haitit me nje popullsi rreth 900 mije banore, pas termetit te pak javeve me pare ndodhet e gjithe nen rrenoja.

Top Channel