“Votat”, MacShane: Komision nderkombetar hetimor

28/01/2010 15:25

Ish-ministri Britanik per Ceshtjet Europiane Denis MacShane ne nje interviste per Top Channel tregoi se ne mbledhjen e paradites, grupi socialist i mbledhur per Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ka diskutuar idene e ngritjes se nje komisioni hetimor nderkombetar, rekomandimet e te cilit do te mundesonin kthimin e opozites ne parlament.

Per te sqaruar situaten politike MacShane tha se u ftua nje delegacion i Partise Socialiste shqiptare.
 
“Qartesisht socialistet europiane jane te shqetesuar per cfare po ndodh ne Shqiperi dhe per protesten e miqve tane socialiste atje,per zgjedhjet kontradiktore. Ne kemi tashme pergjigjen e duhur per te ngritur nje komision nderkombetar per te hetuar sesi votat jane numeruar, cfare mund te behet nga Keshilli i Evropes dhe kjo gje do te mundesonte keshtu kthimin e deputeteve socialist ne parlament. Kete ceshtje deshem ta diskutonim me miqte tane me te cilet jemi munduar te promovojme te drejtat e njeriut dhe demokracine ne Shqiperi, ndaj i ftuam koleget tane ne Keshillin e Evropes dhe u mahnita disi kur mesova se kjo gje ishte bere debat televiziv e madje ishte diskutuar dhe ne nivelin e qeverise ne Tirane, dicka qe une mendova se ishte nje mbledhje konfidenciale e partise…por nejse, media eshte e lire…Per momentin shqetesimi eshte nese qeveria shqiptare do te jete ne gjendje te pranoje rekomandimin tone per te ngritur komision nderkombetar hetimor per te verifikuar cfare ndodhi atje dhe te beje rekomandimet per te ardhmen, pasi vec ne kete menyre socialistet mund te zene karriget e tyre ne parlament”, u shpreh MacShane.

 Gjate qendrimit te tyre ne Straburg, Arta Dade, Arben Ahmetaj dhe Taulant Balla kane status vezhguesi ne Keshillin e Europes, ndaj nuk kane te drejte vote dhe pjesemarrje ne punimet e sesionit te Asamblese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA