Qeveria, nje bilanc deshtimesh

28/01/2010 16:10

7 muaj nga 28 qershori date kur u mbajten zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, Partia Socialiste beri nje bilanc te punes se qeverise qe deputeti Blendi Klosi e perkufizoi si deshtim te plote ne te gjithe sektoret kyc per vendin.

E sikur te mos mjaftonin keto tha ai qeveria aktuale po mbytet ne korrupsionin e krijuar nga ajo vete duke e futur vendin sipas Klosit ne nje krize te pashembullt politike, institucionale, demokratike dhe mungese te shtetit ligjor.

“I kujtojme Sali Berishes se ne fund te mandatit te pare dhe ne fillim te ketij mandati te vjedhur, e ka katandisur Shqiperine ne Republiken e Korrupsionit Shteteror, prej nga e cila perfitojne vetem familjaret e oborrtaret e Kryeministrit.I kujtojme Sali Berishes se ka ende mbi kurriz tragjedine e Gerdecit, me 26 te vdekur e qindra te plagosur, kur ende ne xhepin e tij po strehon Ministrin e atehershem e te sotem, duke ia fshehur drejtesise pas imuniteti parlamentar. Ka ende mbi kurriz korrupsionin e kombit me rrugen Durres-Kukes dhe shembjen e Tunelit te Thirres, ku u vodhen mbi 300 milion euro e mbi 300 milion te tjera qe duhen per te riparuar demet”, u shpreh Klosi.

Kjo qeveri ka ende te fresket tha Klosi permbytjet korruptive te Shkodres dhe Lezhes ku babezia per te fituar para zhyti sipas tij ne uje mijera hektare toke e pasuri.

“Ne krye te ketyre 7 muajve, mbushur me sulm e diversion ndaj opozites, i kujtojme Sali Berishes se deri ne momentin qe ai per nje here te vetme ne karieren e tij politike, do te behet BURRe SHTETI e do te bindet se duhet t’i hape rruge hetimit te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te 28 Qershorit, bojkoti dhe protestat popullore te Partise Socialiste nuk do nderpriten per asnje çast, ashtu sikurse nuk do te nderpritet mandati i askujt prej deputeteve te saj”, u shpreh Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB