Pr/rezoluta per Shqiperine, debat ne APKiE

28/01/2010 17:00

Asambleja Parlamentare te Keshillit te Evropes po debaton per projektrezoluten e cila fton qeverine dhe opoziten qe t’i japin fund krizes politike dhe te marrin pergjegjesite e tyre ne menyre qe te vijojne reformat e nevojshme ne vend.

“Ka ardhur koha per kompromis mes lidereve. Bojkoti i kuvendit nuk eshte demokratik dhe kjo duhet te marre fund”, u shpreh David Wilshire, nje prej hartuesve te projektrezolutes, duke shprehur angazhimin e KiE per zgjidhje.

Ne 10 amendamentet per ndryshimin e ketij drafti, perfaqesuesit e maxhorances shqiptare kerkojne qe te mos perdoret termi ‘Krize’ por ‘Situate politike’, te hiqet pjesa ku kerkohet nderhyrja e Komiteteve te cdo forme te Asamblese ne Tirane.

Dy raportuesit Wilshire dhe Laakso vizituan Shqiperine nga data 3-5 nentor 2009 dhe pergatiten nje raport 6 faqesh, ku permblidhen ngjarjet politike ne vend para e pas zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA