Partia Demokratike ka publikuar disa foto, qe sipas partise me te madhe ne pushtet perbejne nje fakt te rende te lidhjeve kriminale te familjes se deputetes socialiste Arta Dade me ato qe demokratet, i cilesojne si organizatat me te rrezikshme kriminale.
“Pakkush na ka besuar deri dje po kjo eshte nje prove qe fakton te gjitha akuzat e meparshme se Arta Dade dhe familja e saj jane te lidhura me 100 fije me organizatat me te rrezikshme kriminale te Shqiprise dhe Ballkanit. Ne foto duken 2 koli, pra 2 pako qe djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dergon me poste Orik Shytit, pra njerit prej eksopnenteve te organizates me te rrezikshme kriminale te “Hakmarrjes per Drejtesi” . Dhe jane pikerisht lidhjet e krimit ato qe e shnderrojne Daden ne njeriun me te besuar dhe zedhenesen e jashtme te Edvin Kristaq Rames. Daden dhe Ramen i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja per Drejtesi””, tha zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli.
Sipas Partise Demokratike kjo eshte nje arsye tjeter perse Arta Dade dhe Edi Rama kerkuan perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes.
Top Channel