Obama: “Mea culpa” per reformen ne shendetesi

28/01/2010 08:40

“Me e keqja e stuhise ka kaluar, por mbetet shkaterrimi”.

Barack Obama, ne fjalimin e tij te pare per shtetin e Unionit ne dy dhomat e kongresit, eshte perqendruar tek ekonomia dhe puna, duke ofruar nje recete me kater pika per rimekembjen e ekonomise: reforma shendetesore, inovacionet, kryesisht mbi energjine, me shume eksportime dhe investimet ne arsim. “Punesimi eshte prioriteti i 2010-es”, shprehet kreu i Shtepise se Bardhe.

Taksat per bankat – Ne frontin financiar, Obama i propozon Kongresit te aprovoje “nje reforme serioze, tani qe tregjet jane stabilizuar”. Presidenti kerkon te fuse “nje takse per bankat me te medha”. “E di qe ne Wall Street kjo ide nuk pelqehet por institutet qe mund te shperndajne bonuse te reja te medha, mund te perballojne edhe taksen modeste. Nuk jam i interesuar te denoje bankat, por te mbroje ekonomine tone”, tha Obama.

Reforma ne shendetesi – Kapitulli tjeter, reforma ne shendetesi, Obama ka pranuar se ka gabuar, por ka leshuar nje apel per Kongresin qe te votoje ndryshimet. “Eshte nje ceshtje e komplikuar dhe sa me shume zgjatet debati aq me shume njerezit behen skeptik. Mbaj persiper te gjithe pergjegjesine qe nuk u kam shpjeguar sic duhet reformen amerikaneve. Por kjo eshte nje problem qe nuk do te ezaurohet, nuk do te braktise amerikanet dhe te njejten gje duhet te beni edhe ju te Kongresit”, theksoi Obama.

Emergjenca Haiti – Obama ka folur edhe per emergjencen ne Haiti, duke kujtuar “me shume se 10 mije amerikanet qe po punojne, se bashku me shume vende te tjera, per te ndihmuar njerezit te rimarrin veten”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA