Kriza nga mungesa e valutes

28/01/2010 16:25

Mungesa e valutes e paralajmeruar nga Banka e Shqiperise vetem nje dite me pare, sipas ish-guvernatorit Shkelqim Cani mund te sjelle zhvleresim te lekut ose ne te kunderten rritje te ngadale te ekonomise.

 “Po nuk patem valuten dy jane zgjidhjet: e para eshte prishja e kursit te kembimit dhe e dyta eshte ulja e importit. Ne Shqiperi eshte interpretuar gabim qe ne jemi me fat qe morem vetem nje goditje”, thote Cani.

Por zhvleresimi i lekut sipas ish-guvernatorit ne kete pike duket e keqja me e vogel, perkunder  skenarit tjeter.

“Ketu po ndodh nje fenomen me i keq nga goditja me kursin e kembimit. Do te pranoja me mire nje goditje tjeter te ketij lloji, se sa kjo qe po ndodh me uljen e importit. Sipas pranimit te BSH-se dhe te qeverise po bien kredite dhe importet e pajisjeve dhe makinerive. Shqiperia nuk investon dhe kjo gjendje e keqe do te shtrihet ne disa vite”, thote Cani.

Por si mund te jene skenaret e se ardhmes  sipas ish- guvernatorit?

“A do te ndodhe keshtu edhe ne te ardhmen? Askush nuk flet per te, por analizohet e tashmja. Cilado qofte e ardhmja eshte jo pa pasoja te cilat ndihen edhe ne ekonomi edhe ne buxhet edhe ne sistemin banker”, thote Cani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA