KiE miraton rezoluten per krizen ne Shqiperi

28/01/2010 18:20

Keshilli i Evropes ka votuar me 3 amendamente te miratuara projekt/rezoluten per t’i dhene fund krizes politike ne Shqiperi.

Gjate votimit te 10 amendamenteve te saj, u miratuan vetem 3 prej tyre, ndersa shtate u rrezuan me shumice votash.

Pavaresisht mbrojtjes qe perfaqesuesi i mazhorances qeverisese, Ilir Rusmali u beri amendamenteve, ai nuk ka arritur te binde te pranishmit qe t’i kalojne ato.

Keshtu, u rrezuan amendamenti i pare, i dyte, i trete, i katert, ndersa ai i peste per hetimin e zgjedhjeve ka kaluar.

Gjithashtu jane miratuar amendamenti i shtate dhe ai i tete, ndersa ai i gjashte per nderhyrjen e presidentit dhe ata pasardhes jane rrezuar.

Nje tjeter pike ku te pranishmit kane rene dakord ka qene perdorimi i termave te bute per pershkrimin e situates politike ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA