Debatit mbi rezoluten per Shqiperine ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes i parapriu seanca e pyetje-pergjigjeve ne Komisionin e Monitorimit.
“Ajo cfare ndodhi sot ne Komisionin e Monitorimit eshte qe degjuam nje perfaqesues te maxhorances e perfaqesuesin e opozites per te pare me qarte kete situate qe eshte paksa e komplikuar”, thote Jean-Claude Mignon, zevendespresident i Asamblese.
Deputeti i se djathtes franceze Jean-Claude Mignon nuk preferon te perdore termin “krize politike”, duke respektuar dhe nje nga amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.
“Sot duhet qe partite politike ne Shqiperi te sillen si qenie te pergjegjshme qe ta drejtojne me mire vendin, qe ta rindertojne ate, per te deshmuar qe nuk ka nje krize, por thjesht probleme kontestimi, qe maxhoranca dhe opozita apo opozita e maxhoranca , brenda ne parlament sillen me maturi per te bere punen qe populli shqiptar u ka kerkuar qe ta bejne. Une jam pro mendimit qe Komisioni i Monitorimit te ndjeke nga afer situaten atje per te pare nese Shqiperia i respekton angazhimet e saj qe kontraktuan diten e anetaresimit ne Keshillin e Europes. Politika e “karriges bosh” nuk eshte e mire dhe besoj se per shkak te ndryshimeve pozitive qe kane ndodhur gjate dekades se fundit ne Shqiperi, opozita duhet te kuptoje se duhet te respektohen rregullat. Ka parregullesi, por me thoni kush eshte sot vendi pa parregullesi zgjedhore, une jam francez dhe rregullisht ka zgjedhje lokale e nacionale ne vend qe mund te anulohen nga Keshilli i Shtetit pasi konsiderohet qe ne rrethana te ndryshme ka patur parregullsi, por jo per kete arsye duhet hedhur poshte teresia e zgjedhjeve. Kete Shqiperia sot duhet qe ta kuptoje”, u shpreh Mingon.
Zevendespresidenti i Asamblese Jean-Claude Mignon aderon ne partine e Presidentit Sarkozi, UMP dhe eshte deputet ne parlamentin francez prej vitit 1998.
Top Channel