Gjate nates se kaluar dhe mengjesin e sotem, reshje te medha debore kane rene ne veri, verilindje dhe juglindje te vendit. (UPDATE)
Ne Korce, rruget qe lidhin kete qytet me Kolonjen, Kapshticen, Pogradecin kalohen me veshtiresi per shkak te sasise se madhe te debores qe ka rene per ore te tera.
Ndersa disa akse rurale qe lidhin Korcen me fshatrat perreth jane beret e pakalueshme. Trashesia e debores ne Qafe-Thane ka qene e konsiderueshme por kalimi i mjeteve vazhdon edhe pse me veshtiresi.
Policia keshillon qe mjetet te levizin me zinxhire per te evituar aksidentet rrugore. Nuk njoftohen mbyllje te shkollave per shkak te debores apo bllokimit te rrugeve.
Ne verilindje te vendit zona me e goditur nga reshjet eshte Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli. Akset qe lidhin Peshkopine me keto qytete kalohen me shume veshtiresi. Gjithashtu edhe rruga Peshkopi-Kukes. Ne qytetin e Kukesit reshjet e debores kane qene me te pakta por problematike mbetet kalimi i mjeteve ne Qafen e Malit per shkak te sasise se madhe te debores.
Ne qarkun e Shkodres zona me e goditur nga debora eshte malesia e Dukagjinit. Raportohet se ne zonen e quajtur Qafa e Bordolecit, trashesia e debores eshte mbi 1.5 meter, ne Qafa e Tfores debora ka aritur 2 metra. Ketu kalon edhe rruga qe lidh Shkodren me Thethin. Ndersa ne rrugen Shkoder-Shosh trashesia e debores eshte gjysme metri. Raportohen probleme edhe ne zonen e Pukes, komunat Fierze dhe ne Fushe Arrez per shkak te trashesise se debores.
Top Channel