Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjate fjales se saj ne Parlament, pervec se ka pershendetur rezoluten e KiE, ka hedhur kritika te ashpra ndaj Edi Rames per bojkotin e Parlamentit.
Sipas Bregut, ky bojkot vjen si pasoje e politikes se kreut te PS per te shkelur Kushtetuten dhe institucionet e vendit.
“Rama nuk ka bojkotuar vetem Parlamentin, por te gjithe ata qe e kane votuar. Ai veproi si nje anarshist i denje politik. Rama jo vetem qe ka zgjedhur taktiken e gabuar, por shkeljen e Kushtetutes dhe institucioneve e ka parim te jetes se tij”, ka pohuar Bregu.
Ajo ka theksuar se Rama duhet t’i vere veshin rezolutes te miratuar pak caste me pare nga KiE, institucion qe sipas saj ai e konsideron si keshillin bashkiak.
“Asnje shqiptar nuk e deshiron prishjen e endrres per te qene pjese e Evropes. Por Rama e konsideron Keshillin e Evropes si keshillin bashkiak, qe duhet te beje cfare thote ai”, ka shtuar Bregu.
Top Channel