Nje person humbi jeten ndersa dy te tjere, moren plage te renda, gjate nje aksidenti rreth ores 21.00 te se merkures ne autostraden Tirane – Durres.
Nje automjet tip Benz Mercedes me targa te huaja eshte perplasur me nje autobot. Automjeti i tonazhit te rende ishte perplasur me pare me betonin qe ndan korsite duke e thyer ate dhe ka qene i ndaluar ne momentin qe Mercedesi eshte perplasur me pjesen e pasme te tij.
Sipas te dhenave paraprake, nga shpejtesia drejtuesi i automjetit nuk ka mundur dot te frenoje, por ne aksident ka ndikuar edhe asfalti i lagur nga reshjet e shiut te cilat kishin me teper se dy ore duke rene.
Viktima e aksidentit eshte Elton Vishaj 23 vjec banues ne Tirane. 23 vjecari humbi jeten, gjate transportimit per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ndersa dy personat e tjere qe ndodheshin me te kane marre plage te renda. Ne spital eshte shoqeruar edhe drejtuesi i autobotit.
Policia tha se ende nuk ka mundur dot te nxjerre nje konkluzion per shkaqet e aksidentit, dhe eshte ne pritje te perfundimit te ekspertizes se aksidentit.
Top Channel