Liezh, rrezohet pallati, 2 viktima

27/01/2010 14:10

Rreth 40 persona jane plagosur dhe dy te tjere kane humbur jeten pas rrezimit te nje pallati ne Liezh te Belgjikes.

Ndertesa disakateshe ne pjesen historike te qytetit eshte rrezuar duke shkaktuar kaos dhe panik. Ngjarja ndodhi gjate oreve te nates per shkak te rrjedhjes se gazit qe u pasua nga nje shperthim i fuqishem.

Shperthimi ka demtuar pjesen me te madhe te pallatit duke shkaktuar deme te lehta edhe ne ndertesat prane ku xhamat e shume shtepive jane thyer.

Top Channel