
Nje fature vjetore prej 135 miliarde eurosh eshte fitimi i bizneseve te paligjshme te mafias ne Itali, e cila per vitin 2009 ka rezultuar sipermarrja e pare me fitimprurese.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave fenomeni kriminal vazhdon te rritet duke shkaktuar pasoja te renda per tregtaret dhe biznesmenet, te cilet pesojne 1300 sulme ne dite dhe 1 ne minute.
Shifrat jane publikuar nga organizata “SOS sipermarrjet”, ne nje konference te zhvilluar sot ne vendin fqinj.
Raporti ne fjale thekson se mes veprimtarive te mafias bie ne sy fenomeni i fajdeve, me 200 mije tregtare te goditur vetem ne vitin 2009. Gjithashtu, nje tjeter sektor ku eksponentet e botes se krimit investojne eshte ai i ndertimeve ne veri te Italise.
Top Channel