Durres, masaker ne lokal, 3 te vdekur

27/01/2010 23:30

Qyteti bregdetar i Durresit eshte tronditur mbremjen e se merkures. Tre persona jane vrare me arme zjarri rreth ores 22 e 30 minuta ne nje bar lokal ne lagjen numer nente te ketij qyteti. (UPDATE)

Persona te maskuar kane hyre ne lokal dhe kane qelluar me bresheri automatike duke lene te vdekur ne vend shtetasit, Luan Curri, 35 vjec nipin e tij Andi Curri 23 vjec, si edhe mikun e tyre Edmond Shemsi.

Te tre personat kane qene duke pire ne barin ne pronesi te njerit prej viktimave. Dy persona mendohet sipas policise te jene futur ne lokal dhe te kene qelluar me bresheri automatiku, duke i lene te vdekur ne vend.

Vrasesit, kane lene brenda ne lokal edhe canten me te cilen kishin transportuar armet e zjarrit dhe me pas jane larguar me nje automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia eshte lajmeruar nga banoret e lagjes, te cilet kane qene te shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kane ngritur postblloqe ne disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar, por pa rene ne gjurme te autoreve te krimit.

Policia tha se ka shoqeruar disa persona qe gjendeshin ne afersi te lokalit, kur ndodhi edhe ngjarja, per te marre te dhena me te hollesishme ne lidhje me ngjajren.

Sipas burimeve policore po hetohet edhe e kaluara e shtetasve, si edhe konfliktet apo hasmerite qe ndonje prej viktimave mund te  kete patur me pare, per te rene edhe ne gjurme te autoreve te ngjarjes. Sipas policise po hetohet ne te gjitha pistat e mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA