BSH: Ushqimet do shtrenjtohen

27/01/2010 21:30

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi se rritja e cmimeve te artikujve ushqimore, e cila arriti rekord historik vitin qe lame pas, ka rrezik te vazhdoje edhe kete vit.

“Ka faktore qe reflektojne efektin e vonuar te nencmimit te kursit te kembimit, konjukturave ne tregjet nderkombetare dhe ne tregun shqiptar. Keta faktore do te ushtrojne efekte inflacioniste edhe 6 muajt e pare te ketij viti, duke u plotesuar nga reduktimi i pritshem i ofertes se produkteve bujqesore si pasoje e permbytjeve qe sapo kaluam”, ka pohuar Fullani.

I pyetur ne lidhje me efektet qe do te kishte nje amnisti fiskale, guvernatori u shpreh se banka do te mireprese cdo nisme qe synon formalizimin e ekonomise.

“Cdo levizje ne aspektin e formalizimit te ekonomise eshte e mirepritur nga Banka e Shqiperise. Ky eshte nje proces mjaft kompleks qe kerkon nje pergatitje te mire dhe ndergjegjesim te faktoreve ekonomike te vendit”, ka nenvizuar Fullani.

Nje tjeter rrezik qe kercenon ekonomine, sipas BSH eshte edhe ai qe buron nga marredheniet e ekonomise me boten e jashtme.

Banka paralajmeron se ekonomia nuk po arrin te siguroje dot valute te mjaftueshme nga jashte, c’ka mund te kete te tjera pasoja ne te ardhmen, qe kercenojne stabilitetin financiar te vendit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA