Drejtuesi i partise Balli Kombetar Demokrat, Artur Roshi dhe sekretari organizativ i saj, Cello Hoxha padisin ne gjykaten e Tiranes Prokurorine e Pergjithshme per shkaktim demi pasuror dhe moral.
Ne kete menyre institucioni i prokurorise kthehet nga akuzues ne te akuzuar dhe gjykatesi Bledar Abdullai duhet te shqyrtoje padine civile te Roshit dhe Hoxhes, te cilet kerkojne si demshperbilm nje shume prej rreth 6 milione leke.
Zanafilla e konfliktit mes dy drejtuesve te Ballit Kombetar Demokrat dhe prokurorise nisi gjate zgjedhjeve te kaluara lokale.
Drejtuesi i partise Balli Kombetar Demokrat, Roshi u vetdorezua pasi u shpall ne kerkim nga policia, ne nje kohe qe sekretari i se njejtes parti, Cello Hoxha u vu nen pranga si i akuzuar nga prokuroria per falsifikim dokumentesh.
Prokuroria ne qendrimin e saj argumentoi se dy te pandehurit ishin implikuar ne falsifikimin e nje 73 vjecari, te ndjerit Akil Rama, per te kandiduar si kryetar bashkie i kryeqytetit.
Ne qendrimin e saj prokuroria, aso kohe kerkoi burg pa afat per te akuzuarit, pasi sipas nje shkrese drejtuar KZQV-se se Tiranes, Akil Rama kishte kerkuar regjistrimin si kandidat per kryetar bashkie ne zgjedhjet e 18 shkurtit.
Por sipas prokurorise, ne fund te kesaj kerkese ishte emri i Akil Rames, ndersa firma e tij ndryshonte krahasuar me firmat e tjera.
Por 10 dite me pas Akil Rama i drejton nje kerkese KZQV-se se Tiranes, duke kerkuar cregjistrimin pasi ai nuk kishte dijeni per kandidimin dhe se nuk nuk kishte nenshkruar ndonje dokument.
Prokuroria kerkoi arretsimin e drejtuesve duke i akuzuar ata si persona te implikuar ne kete ceshtje, derisa me pas Gjykata e Apelit i la ata te lire dhe me kalimin e kohes te pandehurit fituan lirine.
Ky eshte nje nder rastet e rralla kur prokuroria paditet per shkaktim demi dhe i kerkohet shperblim demi pasuror, perkatesisht per Artur Roshin kerkohen rerth 4 milione leke, ndersa per Cello Hoxhen 2 milione leke.
Top Channel