Amnistia e qeverise, “thike me dy presa”

27/01/2010 08:00

Qeveria shqiptare ka hapur nje kanal ligjor per te futur ne biznes kapitalet “e pataksuara me pare”, por nuk ka dhene garanci se poseduesit e tyre nuk do te perndiqen penalisht pasi te paguajne taksat, duke krijuar nje situate qe mund te sjelle perfitime per nje pjese te biznesit dhe mund te penalizoje nje pjese tjeter, bejne te ditur ekspertet.

Ne Kuvendin e Shqiperise pritet miratimi i nje ndryshimi ne ligjin mbi te ardhurat, ku sanksionohet se kompanite mund te shtojne kapitalin e vet me para me burim te panjohur, me kusht qe te paguaje nje takse 10 per qind.

“Nese eshte synuar futja ne qarkullim formal e parave te gjeneruara ne menyra informale ne Shqiperi (pavaresisht nga menyra), atehere ky ndryshim duhet pershendetur, pasi mund te konsiderohet si pjese e iniciativave per amnisti fiskale, qe do te kete ndikime afatgjata ne formalizimin dhe rritjen e ekonomise.

Nese eshte synuar sa me siper dhe ne menyre qe ky ligj te behet i zbatueshem, mendoj se ky ndryshim ligji duhet te shoqerohet me dispozita te tjera, ne ligje te tjera, te cilat ne menyre te shprehur do te shmangin penalizimin e subjektit te te ardhurave personale, te cilat jane gjeneruar ne menyre informale dhe qe “guxon” t’i formalizoje ato, duke pranuar edhe qe te tatohet per to. Por, nderkohe qe mund te shihet me sy pozitiv sa me siper, pyetja shtrohet per te ardhurat qe vijne nga jashte Shqiperise dhe kerkojne te formalizohen brenda saj.

Kjo pyetje nuk duhet lene jashte vemendjes”, thote nje jurist. Qeveria nuk ka dhene shume shpjegime per ligjin qe ka derguar per miratim ne Parlament. “Taksa prej 10 perqindesh nuk ka lidhje me amnistine. Cdo njeri qe ka bere evazion do te paguaje detyrimet qe percakton ligji dhe cdo njeri qe ka bere nje veper penale, pavaresisht nga kjo mase fiskale qe marrim ne, do t’i nenshtrohen ndeshkimeve qe njeh ligji”, tha ministri i Financave, Ridvan Bode pak dite me pare.

Relacioni shoqerues i propozimit sqaron vetem se kompanite aktualisht e shtojne kapitalin e vet me para me burim te padeklaruar dhe se tani synohet thjesht qe keto para te taksohen. Ekspertet thone se parate nuk mbillen fushave dhe se ligji ne diskutim thjesht sa do te hape nje kanal per te nxjerre nga Shqiperia para te taksuara nga kompani te ligjshme.

Per ekspertin e taksave Xhavid Curri, justifikimi se qeveria synon te mbledhe taksa permes kesaj skeme, nuk eshte shume bindes. “Individi apo shoqeria qe ka mjete monetare te lira te perfituara ne cfaredo forme qofte, ne vend qe te beje shtese ne kapitalin e nje shoqerie ekzistuese dhe te paguaje 10% tatim, krijon me mire nje shoqeri te re me keto mjete monetare dhe nuk paguan 10% tatim”, thote ai.

“Qellimi i qeverise ketu eshte i qarte. Synon qe nepermjet ketyre ndryshimeve, te legalizohen parate e fituara nga burime te cfaredollojshme (qofte dhe kriminale), por nga ky legalizim te perfitoje edhe buxheti i shtetit 10% tatim mbi te ardhurat”, shton ai.

Per ekspertet, qeveria eshte e paqarte ne vetvete. Propozimi i saj thote paster se do te taksohen para te pataksuara me pare, burimi i te cilave eshte i panjohur. Para te tilla ose jane fituar permes evazionit fiskal, ose permes aktiviteteve te paligjshme, pasi askush nuk mund te fitoje shume para pa paguar taksat.

Por ndonese ligji qe e lejon futjen ne biznes te parave te tilla pritet te miratohet ne Parlament, eshte e qarte se nje pjese e bizneseve qe perfitojne prej tij, perballen ende me rrezikun qe nje zyrtar t’i kerkoje te justifikojne burimin e parave. Qarqet e biznesit kane kohe qe e kerkojne dhe jane te gatshme ta pershendesin cdo nisme per amnisti fiskale, por kjo e fundit e propozuar nga qeveria ngjan se do te lejoje perfitimin e nje pjese te biznesit, ndersa do te shtoje friken per reprezalje per te tjeret.  

Top Channel