Haiti, Klinton: Duhet me shume koordinim
26/01/2010 01:00
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka kerkuar me shume koordinim ne shperndarjen e ndihmave ne Haiti.
“Duhet permiresim i mekanizmave te koordinimit dhe mbikqyrjes se ndihmave per t’u siguruar qe te perdoren ne menyren me efikase te mundeshme”, eshte shprehur Klinton duke iu pergjigjur terthorazi kritikave te italianit Guido Berlolasko.
Berlolasko kritikoi mekanizmat nderkombetare te ndarjes se ndihmave ne Haiti si “te pergjumur”. Nderkohe me pare ndihma e SHBA-se ne vendin e Karaibeve u kritikua edhe prej shefit te diplomacise ruse, Sergei Lavrov, i cili ne nje deklarate te tijen i kerkoi Uashingtonit te mos perdore ndihmat per “interesat e tij”.
Top Channel