Feja dhe etnia, deputetet e PD-se dyshues

26/01/2010 08:35

Deputetet e Partise Demokratike shprehen dyshues ne lidhje me nismen me te fundit te qeverise per te bere regjistrimin e popullsise se vendit mbi baza etnike dhe feje.

Mark Marku, deputeti demokrat i Qarkut te Lezhes, iu bashkua dje zerave kritike dhe dyshues per kete regjistrim, i cili do te nise ne fillimin e vitit te ardhshem.

Duke kujtuar abuzimet e shumta qe jane bere me etnine ne disa zona te vendit, deputeti Mark Marku theksoi se ishte e udhes qe te tregohej kujdes ne kete proces, sepse mund te sillte abuzime te shumta.

“Ne lidhje me etnine ne shume zona te vendit ka pasur parregullsi te shumta. Ndaj duhet te kihej kujdes per sa i perket nje regjistrimi te tille”, theksoi Marku.

Sipas tij, pazbatueshmeri kjo nisme gjen edhe per sa i perket çeshtjes se fese, pasi ka teper konfuzion per sa i perket perkatesise te vertete fetare te shume familjeve, te cilat kane bere martesa te perziera.

Po keshtu çeshtjen e fese, Marku e konsideron me teper nje qasje individuale, sesa nje e dhene mbi te cilen mund te merret nje statistike te sakte.  

Top Channel