Petraeus: Ne Afganistan, me e veshtire se ne Irak

25/01/2010 09:33

Gjenerali i ushtrise amerikane ne Afganistan, David Petraeus eshte i bindur se perleshjet me talebanet ne kete vend do te jene me te ashpra se ato ne Irak.

Ne nje interviste per britaniken “The Times” ai theksoi se NATO po perpiqet te rekrutoje njerez qe duan te luftojne kunder talebaneve sepse guerrilasit po shkaktojne panik mes radheve te popullsise civile. Ai shtoi se do te duhet kohe qe te vihen re ndryshimet pas shtimit te numrit te ushtareve ne rajonin e Helmandit.

“Po hartojme nje plan riorganizimi”, thekson shefi i ushtrise amerikane, sipas te cilit, plani do prezantohet ne Londer gjate javes se ardhshme.

Top Channel