
I shoqeruar nga truprojat dhe dy avokatet e tij mbrojtes, ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu eshte treguar korrekt me Gjykaten e Larte per te qene i pranishem ne seancen pajtimore me dy nga te plagosurit ne tragjedine e Gerdecit.
Ndersa kishte refuzuar te ishte i pranishem ne nje proces te meparshem ne Gjykaten e Larte ku Prokuroria e Pergjithshme e akuzonte se bashku me 29 te pandehur te tjere per 15 marsin, ish-ministri erdhi ne gjyqin qe vete te demtuarit kerkojne heqjen e imunitetit te tij te rifituar nga zgjedhjet e qershorit.
Per mese kater ore ish-ministri i Mbrojtjes, tashme minister i Mjedisit, qendroi perballe gjykates dhe pales qe e akuzon ate per plagosje te rende nga pakujdesia.
Sikurse e kishte caktuar ne listen e gjyqeve, seanca e pare ishte ajo e pales se demtuar, ku padites eshte 11-vjecari Rogers Durda i perfaqesuar nga i ati.
Ne gjyqin me dyer te mbyllura burime te pranishme ne salle pohuan se Fatmir Mediu ka pohuar se ndjen pergjegjesi morale per ate qe ka ndodhur dhe kerkoi ndjese, duke kerkuar edhe pajtim, por i ati i te miturit ka refuzuar duke kembengulur qe gjykata t’i heqe imunitetin.
E ndersa paditesja tjeter Alketa Hazizaj, edhe kjo e plagosur ne tragjedine e Gerdecit priste te hynte ne seancen tjeter kunder Mediut, Gjykata e Larte ka bashkuar te dyja ceshtjet duke argumentuar se ne kete menyre perfitohet ekonomi gjyqesore dhe nuk shpenzohet kohe.
Ndersa Mediu humbi ne seancen e pajtimit me te miturin, Gjykata e shtyu seancen e pajtimit me paditesen tjeter per ne 15 shkurt per t’i dhene kohe edhe relatorit te ceshtjes se Rogers Durdes te njihet dhe me aktet e dosjes qe u bashkangjit me te.
Top Channel