Liban, rrezohet avioni me 90 persona

25/01/2010 09:15

Tragjedi ajrore ne Liban ku nje avion me 90 persona ne bord eshte rrezuar ne detin Mesdhe gjate oreve te para te mengjesit.

Avioni i “Ethiopian Airlines” ishte nisur nga Bejruti me destinacion final kryeqytetin e Etiopise, Addis Abeba. Policia perjashton cdo mundesi per nje atentat terrorist, por ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti qe u ka marre jeten gjithe pjesetareve te bordit.

Ne momentin e ngritjes nga Bejruti, koha ne aeroport ishte shume e keqe, por pilotet moren vendimin per te udhetuar. Ministri libanez i Transporteve, Ghazi Aridi thekson se avioni eshte rrezuar rreth 3.5 km nga bregu.

Nje skuader eshte vene ne kerkim te mbetjeve apo trupave te pajete. 54 vitktima jane me kombesi libaneze dhe 22 etiopiane.

Top Channel