
Jashte rrezikut per jeten shefi i policise kriminale te Lushnjes, i cili u qellua me arme zjarri mengjesin e sotem fare prane baneses se tij ne qytetin e Fierit. (UPDATE)
Oficeri Altin Haderi u emerua vetem 3 jave me pare ne postin e rendesishem te policise ne qytetin e Lushnjes. Ngjarja ndodhi pak minuta para ores 9:00 ne lagjen ’15 tetori’ te qytetit te Fierit.
Te dhenat e para tregojne se oficeri i policise u plagos me arme zjarri pas nje grindje te castit me persona ende te paidentifikuar. Oficeri eshte derguar me urgjence ne spitalin e Fierit sepse nje plumb kishte pershkruar barkun.
Policia ka nisur nje operacion kerkimi bazuar ne rrefimet e vete kolegut te tyre por edhe deshmitaret ne vendngjarje. Nderkohe eshte gjetur arma e krimit dhe gezhoja.
Motivet e kesaj ngjarjeje nuk jane sqaruar ende ndersa thuhet se mund te kete ndodhur pas nje grindje. Oficeri i policise u emerua shef i policise kriminale ne Lushnje pas nje periudhe pune si Inspektor i Zyres se antitrafiqeve ne drejtorine e policise se Fierit.
Top Channel