Bllokohet aksi rrugor Lushnje-Fier

25/01/2010 19:10

Aksi rrugor Lushnje-Fier eshte bllokuar pasditen e sotme ne vendin e quajtur Ura e Mbrostarit, duke krijuar nje varg prej 2 kilometrash me automjete ne pritje per te qarkulluar.

Bllokimi i rruges eshte bere nga familjaret e shtetasit Erjon Korobaci, i cili humbi jeten mesditen e se dieles ne ujerat e lumit Seman.

Me shume se 200 te aferm te tij kane bllokuar rrugen me automjetet e tyre, pasi polumbaret kane ndalur punen e tyre te kerkimit te trupit te 30 vjecarit ne ujerat e Semanit.

Polumbaret kishin ndaluar punen e tyre pasi ujerat kane qene te turbullta, c’ka ndalon zhytjen e tyre. Policia ka mundur te zhbllokoje rrugen vetem pas nje ore bisedimesh me te afermit e viktimes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA