Balla: Berisha te lejoje hetimin e zgjedhjeve

25/01/2010 13:35

Partia Socialiste i kerkon kryeministrit qe te lejoje hetimin e zgjedhjeve duke hapur kutite e votimit te 28 qershorit, si dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

Ne nje deklarate per media te deputetit Taulant Balla, terhiqet vemendja per mungesen e analizes profesionale te bere sot ne nje mbledhje me krere te policise se shtetit, ku u fol per funksionimin dhe ecurine e kesaj strukture te shtetit.

“Sot Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrollit të integruar të kufijve po mbajnë peng vendim-marrjen e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë”, tha Balla.

Top Channel