
Nje tjeter aksident automobilistik ka ndodhur ne aksin rrugor Fushe Kruje – Mamurras, me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e te fejuares se tij.
Nje autoveture me targa te huaja, qe drejtohej nga Luan Elezi, nga Tirana ka dale nga rruga ne fshatin Luze te Krujes. Sipas policise autovetura po levizte ne drejtim te Tiranes, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dale nga rruga dhe eshte peplasur me nje kove te nje fadrome ne ane te karburantit.
Sipas policise shpejtesia e madhe e drejtuesit te autovetures ka bere qe me gjithe perpjekjet per ta frenuar, makina eshte ndalur 30 metra me larg, pas perplasjes me koven e fadromes.
Per pasoje ka gjetur vdekjen Luan Elezi nga Tirana, si dhe eshte plagosur rende sipas policise edhe e fejuara e tij e cila ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane duke marre edhe ndihmen e pare nga mjeket.
Top Channel