
Ne emisionin “Fiks fare” u transmetua nje investigim ku tregohej sesi dhunohen te miturit, jo vetem nga policia, por edhe nga institucione te tjera.
Historia e tre femijeve te cilet behen pre e dhunes isntitucionale qe ne momentin kur nis konflikti mes prinderve.
“Ishte nje debat per pantallonat dhe mamaja iku. Erdhi te nesermen dhe tha se ishte ne nje shtepi sociale. Me pas telefonoi policine, e cila erdhi dhe moren mua, motren dhe vellain. Na cuan ne rajonin e policise, ku agjentet perpiluan raportin per babain, te cilin na kerkuan ta firmosnim”, rrefen vajza e familjes.
Qe prej tete muajsh femijet enden neper institucione per te takuar nenen, e cila qendron e mbyllur ne nje qender psikosociale, por atje perballen me dhunen policore, duke u shkelur te gjitha ligjet e shtetit shqiptar si dhe konventen e te drejtave te femijeve.
“Kerkoj zbatimin e ligjit pasi ne familjen time pas nje debati ka nderhyre policia, e cila ka vepruar ne menyre brutale duke dhunuar femijet. Ne menyre kriminale ajo ka ardhur dhe ka marre femijet, te cilet i coi ne nje shtepi sociale ku mbahen prostitutat. Te tre femijet jane deshmitare te kesaj ngjarjeje, nuk lejohen prej 8 muajsh te shohin nenen e tyre dhe kjo eshte e pakonceptueshme. Femijet e mi jane te traumatizuar. Nuk kerkoj asnje lloj favori, por vetem zbatimin e ligjit”, eshte shprehur Pellumb Luzi, babai i femijeve.
Top Channel