Misioni i OKB-se ne Kosove thote se do te vazhdoje punen e tij ne vend mbi bazen e Rezolutes 1244 dhe se vendimi per mbylljen e tij i takon vetem Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Zedhenesi i UNMIK-ut, Russell Geekie, i tha BBC-se se misioni i rikonfiguruar qe nga viti i kaluar, pervec rolit te vezhguesit dhe raportuesit, luan edhe nje rol administrativ ne Mitrovicen e Veriut.
Deklaratat e zedhenesit te UNMIK-ut vijne ne kohen kur pritet diskutimi per Kosoven ne KS te OKB-se dhe pas kerkesave te udheheqesve te Kosoves per mbylljen e plote te misionit.
Geekie tha se UNMIK-u po percjell me vemendje zhvillimet per veriun, posaçerisht te strategjise se institucioneve kosovare dhe atyre nderkombetare per kete pjese te Kosoves dhe shtoi se mund te rirreshtohet nese eshte e domosdoshme.
Top Channel