Nigeri, zbulohen dhjetra kufoma te fshehura ne puse
22/01/2010 13:45
Nje zbulim makaber eshte bere ne nje fshat ne afersi te qytetit te Josit, ne Nigeri, prej kater ditesh skene e luftimeve te ashpra qe kane shkaktuar rreth 300 te vdekur.
Ne fund te disa puseve te fshatit jane gjetur disa dhjetra kufoma dhe deri tani, sipas deshmitareve nga vendngjarja, jane nxjerre 62 trupa te pajete.
Lajmi eshte konfirmuar nga Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq, i cili ka saktesuar se jane rreth 160 mije banoret qe kane lene shtepite e tyre per shkak te luftimeve mes myslimaneve dhe te krishtereve.
Top Channel