Maqedoni, zgjohen te mbyllura baret e lokalet
22/01/2010 12:00
Kafenete, restorantet dhe hotelet ne Maqedoni jane zgjuar sot te mbyllura, ne shenje proteste ndaj ligjit anti-duhan te qeverise.
Keto subjekte do te qendrojne te mbyllura gjate gjithe dites, ne kuader te greves 24 oreshe te organizuar nga Dhoma e Hotelerise dhe Turizmit.
Pronaret e lokaleve dhe restoranteve jane ankuar se ligji i qeverise, i cili nisi te zbatohet prej 1 janarit, u ka shkaktuar atyre humbje te medha.
Keto ankesa kane detyruar partine ne pushtet VMRO-DPMNE te propozoje ndryshime ne ligj, duke lejuar qe duhani te konsumohet ne ambientet e hapura te lokaleve, si dhe ne tarracat dhe lulishtet e hoteleve. Por per kete subjektet private duhet te presin deri ne mars.
Top Channel