Hetuesit nderkombetare te Prokurorise Speciale ne Kosove kane nisur nje hetim mbi veprimtarine e Sherbimit Informativ te Kosoves.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave shkas per nisjen e ketij procesi hetimor jane bere deklaratat e Nazim Bllaces, i cili ka marre persiper kryerjen e 17 veprave te renda penale per llogari te SHIK.

Sipas burimeve, hetuesit kane mbledhur dhe po vazhdojne te mbledhin provat e nevojshme per veprimtarine e perfolur te SHIK qe prej vitit 1999 e deri me sot.

Lajmi per kete hetim eshte konfirmuar nga vete zedhenesja e misionit EULEX, Kristina Herodes, e cila gjithesesi nuk ka bere te ditur detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA