Klinton, Kines: Hetim sulmeve ndaj Google

22/01/2010 01:10

Sekretarja e amerikane e Shtetit Hillari Klinton ne nje fjalim lidhur me lirine e internetit i kerkoi Kines nje hetim thelbesor lidhur me sulmet masive kibernetike ndaj Google dhe disa kompanive te tjera.

“Interneti dhe teknologjite e tjera duhet te jene thelbesore per policine dhe ata te cilet ndermarrin sulme kibernetike duhet te perballen me ndeshkimin nderkombetar. Ne nje realitet nderlidhes te tille, nje sulm kunder nje rrjeti nderlidhes te nje kombi mund te kthehet ne nje sulm kundrejt te gjitheve ne”, deklaroi Klinton.

Deklarata e Sekretares se Shtetit erdhi pas kercenimit te motorit kerkues ne internet, Google adresuar Kines, ku kerkohej t’i jepej fund censures dhe sulmeve masive ndaj llogarive te klienteve te saj perndryshe ajo do te mbyllte sherbimet e saj ne vendin komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA