Policia italiane ne veri te vendit fqinj ka shkaterruar nje bande te perbere nga shtetas kosovare, e cila grabiste shoferet e makinave gjate autostradave.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 13 persona kane perfunduar ne pranga nga policia e Triestes, e cila e ka shtrire operacionin edhe ne disa lokalitete turistike te Venecias.

Sipas burimeve, banda i bllokonte viktimat duke u care gomat e makinave, ose duke i afruar duke u shtirur sikur kerkonte informacione.

Burimet shtojne me tej se gjate operacionit u sekuestruan tre automjete, bizhuteri dhe nje shume parash, qe mendohet te jene fryt i grabitjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA