Haiti, UNICEF: Ndal adoptimeve ne mase

22/01/2010 02:20

UNICEF-i ka kerkuar ngrirjen e perkoheshme te adoptimeve te reja ne mase te femijeve haitiane.

Sipas organizates, nga biresimet ne mase pa pengesa dhe pa kriteret e duhura te kontrollit mund te perfitojne abuzuesit me femijet.

“Autoritetet mund te mendojne zgjidhje te tjera te cilat mund te jene te perhershme vec adoptimeve. Megjithate edhe biresimet duhen aplikuar, por vetem pas shqyrtimit rast pas rasti te cdo situate”, thuhet ne deklaraten e organizates se mbrojtjes dhe kujdesit ndaj femijeve.

Pas termetit katastrofik qe goditi Haitin, qindra femije mbeten jetime pas humbjes se prinderve te tyre. Adoptimet shihen nga autoritetet si menyra e vetme per te shpetuar jeten e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA