Greqi, nje grup i panjohur autor i bombes ne ministri
22/01/2010 01:50
Nje nje faqe interneti greke publikohet nje note, ku merret persiper prej nje grupi te panjohur deri me tani, sulmi ndaj Ministrise se Informacionit ne Athine.
Ne njoftimin e nxjerre ne faqen Indymedia grupi, “Njesia 6 dhjetori” ka marre pergjegjesine per sulmin me lende plasese ndaj dikasterit te qeverise se Papandreut. Ne njoftim permendet edhe Aleksandros Grigoropulos, 15 vjecari grek qe u vra prej dy agjenteve te policise ne Selanik, procesi ndaj te cileve nis diten e sotme ne Amfisa.
Per autoritetet greke kjo mund te jete nje piste e re hetimi, megjthese ato ende nuk kane dale me nje njoftim zyrtar ne lidhje me autoresine e ngjarjes qe tronditi Athinen para pak ditesh.
Top Channel