BB pezullon borxhin e Haitit

22/01/2010 03:00

Banka Boterore lajmeroi pezullimin per 5 vjet te borxhit qe Haiti i ka institucionit me te larte financiar global.

Lajmi u njoftua ne nje deklarate per shtyp te nje perfaqesuesi te larte te organizates financiare, ku shtohet se banka ka nisur edhe procedurat per anulimin total te debitit qe Haiti i detyrohet, pas termetit katastrofik qe goditi vendin amerikano-latin.

BB qysh prej vitit 2005 i ka ofruar nje ndihme financiare te barabarte me 308 milione dollare Haitit.

Vendimi i BB-se ka ardhur pak kohe pasi shtetet si Italia dhe Franca anuluan totalisht borxhin qe Haiti u detyrohej, si gjest humanitar per te mbeshtetur rimekembjen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA