Austri, pranga 11 trafikanteve kosovare
22/01/2010 11:40
Policia austriake ne qytetin e Salzburgut ka shkaterruar nje organizate kriminale te perbere nga shtetas kosovare, aktive ne trafikun e qenieve njerezore nga Kosova drejt vendeve te BE-se.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave agjentet e njesitit special “Kobra” kane arrestuar 13 anetaret e bandes, qe ne nje vit kishin trafikuar drejt vendeve perendimore 700 persona.
Sipas burimeve, nga 13 te arrestuarit 11 jane shqiptare, ndersa njeri bullgar dhe personi tjeter nje grua austriake, qe merrej me sistemimin e klandestineve.
Burimet saktesojne me tej se klandestinet paguanin 2200 euro personi, per te hyre ilegalisht ne Austri, Belgjike, Zvicer e Itali.
Top Channel