Para se te shpallte fituesin e tenderit per autostraden Prishtine-Vernice, qeveria e Kosoves duhet te kishte hartuar nje plan perfundimtar.

“Ne fillim plani, pastaj tenderi. Nuk mund te diskutojme per ofertat kur nuk eshte bere projekti”, thote Kaqusha Jashari, ish-drejtoreshe e Drejtorise se Rrugeve ne qeverine Ceku.

Edhe Safet Gerxhali, nenkryetar i Dhomes Ekonomike, thote se nese qeveria nuk ka percaktuar koston financiare, marreveshja me kompanine “Bechtel-Enka” mund te anulohet.

“Fakti qe nuk dihet se cilat jane financimet, tregon se eshte dicka qe i ngjan realitetit te hidhur kosovar”, ka deklaruar Gerxhali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA