Haiti, hapet per ndihmat porti i kryeqytetit
21/01/2010 18:10
Porti i kryeqytetit haitian Port au Princ eshte hapur pjeserisht, vetem per operacionet qe kane te bejne me mberritjen e ndihmave humanitare.
Nderkohe, ka shkuar ne kater numri i aeroporteve funksionale, ne te cilat pritet te mberrijne ndihmat ne forme ushqimi dhe veshjeje.
Nje pergjegjes ushtarak amerikan ka njoftuar se pervec aeroportit te Port au Princ, tre hangare jane liruar duke u vene plotesisht ne sherbim te ndihmave.
Situata ne Haiti vazhdon te jete e renduar per shkak te termetit, bilanci i viktimave te te cilit eshte ende i pamundur te thuhet. Megjithate, organizata te ndryshme humanitare flasin per rreth 50 mije te vdekur.
Top Channel