Haiti, gjendet foshnja, mbijetoi nen rrenoja

21/01/2010 11:30

Mrekulli ne Haiti! Edhe pse vdekja eshte ulur kembekryq e tronditja pas termetit te tmerrshem qe ndodhi ne kryeqytetin Port au Prince, me 12 janar eshte shume e madhe, ne kete vend ka edhe gezim e lumturi kur familjaret shohin te afermit e tyre se si ia kane dale te mbijetojne prej ditesh nen rrenoja.

Ekipet e shpetimit kane gjetur nje foshnje jo me te madhe se 23-diteshe nen rrenoja. Bebja me emrin Elisabeth, ka arritur te mbijetoje pa ushqim dhe uje per dite te tera derisa u gjet ne krevatin e saj ende te paprishur.

Nena e saj, nje 22-vjecare, e mbijetuar nga termeti pothuajse kishte humbur shpresat per gjetjen e se bijes.

Elisabeth eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk ka pesuar asnje dem nga shkaterrimi i nderteses ku gjendej.

Top Channel