AAK: Kosova sot, larg vizionit te Rugoves
21/01/2010 17:30
Zyrtare te partise opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, duke folur me rastin e 4 vjetorit te vdekjes se presidentit Ibrahim Rugova, kane deklaruar se Kosova sot eshte larg vizionit te tij.
“Shteti i Kosoves sot eshte larg vizionit te presidentit Rugova, per te qene pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar nenkryetari i AAK-se, Blerim Shala.
Ai ka shtuar se te gjithe duhet te angazhohen me shume per realizimin e ketij vizioni, “pasi vetem keshtu mund te respektohet si duhet trashegimia e Rugoves”.
Top Channel