SHBA: Dy pista helikopteresh per ndihmat ne Haiti
20/01/2010 01:55
Shtetet e Bashkuara te Amerikes njoftuan hapjen e dy pistave te reja per uljen e helikoptereve me ndihma ne Port au Prince te Haitit.
Sipas Uashingtonit hapja e dy pistave te reja do te ndodhe brenda 48 oreve ne menyre qe ndihmat humanitare te shperndahen me me efikasitet dhe per t’u ardhur ne ndihme ne kohe njerezve ne nevoje.
Hapi i ndermarre prej SHBA-se pritet te lehtesoje mbingarkesen e krijuar ne aeroportin e vetem ne Port au Prince, ku si pasoje e vershimit te ndihmave prej vendeve te ndryshme ne Haiti eshte krijuar nje kaos.
Top Channel