Obama humbet serish, republikanet +1 ne Senat

20/01/2010 08:35

Pak muaj pas humbjes ne votimet lokale per zgjedhjen e dy guvernatoreve ne New Jersey e Virginia, Presidenti Amerikan, Barak Obama merr nje sinjal tjeter nga populli pasi republikanet jane shpallur fitimtare ne zgjedhjet per senatorin e shtetit te Massachusetts.

60 vjecari Scott Brown ka mundur demokraten Martha Coakley 53 me 46 %, duke trasheguar karrigen qe per rreth 60 vjet ka qene monopol i familjes Kennedy, i fundit i te cileve Ted Kennedy qe nderroi jete ne muajin gusht.

Kjo eshte nje humbje qe mund t’i kushtoje politikisht presidentit, pasi ai ishte angazhuar personalisht ne mbeshtetje te Coakley. Presidenti e njohur humbjen duke uruar ne linje telefonike republikanin Brown qe do jete senatori i 41-te dhe ky mund te rezultoje nje numer i rendesishem per kalimin ose jo te reformes shendetesore ne Kongres.

“Do perpiqem qe te jem nje pasardhes i denje i Tedd Kennedy-t. Sot, zeri i pavarur i Massachusetts foli!”, tha senatori i ri para nje turme mbeshtetesish.

Top Channel