Nigeri, shkon 288 numri i viktimave

20/01/2010 11:10

Rritet bilanci i viktimave ne Jos te Nigerise ku tre dite me pare shpertheu dhuna per shkak te tensioneve fetare mes te krishtereve dhe myslimaneve.

Numri i viktimave ka shkuar ne 288, ndersa autoritetet kane vendosur gjendjen e jashtezakonshme. Lajmin e bejne te ditur burime lokale, sipas te cilave, sulmet po vazhdojne ne zonat jugore te qytetit edhe pse qeveria ka derguar trupa ushtarake per te qetesuar gjendjen.

Perleshjet mes myslimaneve dhe te krishtereve jane provokuar nga vendimi per te ndertuar nje xhami ne lagjen me shumice te krishtere “Nassarawa Gwom”.

Top Channel