Haiti, tjeter termet, kaos neper rruge

20/01/2010 13:00

Ne Haiti rikthehet frika prej termeteve. Mengjesin e sotem (me oren shqiptare, ne mesdite) eshte ndjere nje tjeter lekundje e forte me magnitude 6.1 e shkalles Rihter, e cila ka patur epiqender nje zone 60 kilometra larg qendres se Port au Prince.

Nuk ka njoftime per viktima, por mes popullsise eshte perhapur panik, sidomos te personat qe kane qene brenda ndertesave qe jane ende ne kembe.

Shume prej tyre kane rendur me nxitim neper rruge duke krijuar edhe me teper kaos dhe rremuje.

Deshmitaret thone se ka patur shembje te ndertesave te demtuara prej termetit te 12 janarit.

Top Channel