Alarm per bombe ne aeroportin e Mynihut
20/01/2010 19:10
Nje alarm per terrorizem eshte dhene ne aeroportin e Mynihut, ku nje kompjuter portativ ka rezultuar pozitiv ndaj testit per eksploziv.
Policia gjermane, e cila ka mbyllur nje kat te terminalit numer dy te aeroportit, ka nisur “gjuetine” per pronarin e kompjuterit.
Sipas agjencive gjermane te lajmeve, alarmi u dha nga agjentet e sigurise se aeroportit gjigand.
Top Channel