Haiti, avioni USA hedh me parashute ndihmat
19/01/2010 10:35
Ushtaraket amerikane kane nisur te hedhin me parashute nga avionet ndihmat e nevojes se pare per popullsine ne Haiti.
Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes ushtarak amerikan, sipas te cilit ndihmat konsistojne ne 14 mije paketa me ushqim dhe ne 15 mije litra uje te pijshem.
Mallrat ne fjale jane leshuar me parashute nga nje avion mallrash i tipit “C-17” ne nje zone te siguruar nga ushtaraket ne veri-lindje te kryeqytetit Port au Princ.
Top Channel