Ukraine, raund i dyte per zgjedhjen e presidentit

18/01/2010 09:35

Per te zgjedhur presidentin e Ukraines do te duhet nje raund i dyte.

Rezultatet paraprake treguan se asnje prej kandidateve nuk mundi te marre me shume se 50% te votave.

Pas numerimit te gjysmes se votave, ish-kryeministri Viktor Janukovic kryesonte me 37% ndaj kundershtares, kryeministres aktuale, Julia Timoshenko.

Te dy politikanet kane qene ne ane te kunderta te Revolucionit Portokalli ne vitin 2004-2005, por sot premtojne lidhje te aferta me Rusine.

Presidenti aktual, Viktor Jushcenko eshte eleminuar nga votimi. 18 kandidate morren pjese ne keto zgjedhje.

Korrespondenti i BBC-se ne Kiev tha se votuesit dukeshin te zhgenjyer sa i takon deshtimit te luftes kunder korrupsionit dhe marredhenieve me BE.

Pjesemarrja ne zgjedhje ishte me pak se 50%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA